“Nuk jam në lëkurën e tij…”, vëllai i Mirit reagon për herë të parë, flet për Selinën dhe si po shihet në familje marrëdhënia e tyre

Vëllai i këngëtarit dhe banorit të Big Brother Vip 5, Mirit, ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Fun Club”, ku dhe ka folur lidhur me rrugëtimin e të vëllait brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe me akuzat që janë hedhur ndaj tij.

I ndalur te raporti mes Mirit dhe Selin, ai u shpreh se kjo e fundit po bën lojën e saj dhe se jashtë shtëpisë, në familjen e tyre, gjithçka po shihet në “kuadër të lojës”.

Ka qenë Kiara Tito, moderatorja e këtij emisioni, ajo e cila e pyeti sa i përket ndjenjave që i vëllai mund të ketë krijuar brenda në shtëpi kundrejt Selinës.

“Unë nuk jam në lëkurën e Selin çfarë ndjen, as në lëkurën e Mirit”, tha ai shkurtimisht.

“Selin është një lojtare. Po bën lojën e saj. Raport i i tyre është për të krijuar dinamika që të jenë faktor në atë lojë. Nëse do flinin në gjumë ne nuk do kishim me kë të merreshim. Ne e shohim në aspektin e lojës, të gjithë skenën e tyre. Unë nuk jam në lëkurën e Selin çfarë ndjen, as në lëkurën e Mirit. Miri është ai që është, me zemrën e madhe, dashamirësinë për ti parë gjithmonë gjërat pozitivisht. Nuk kam parë asnjë moment që Miri të shohë të keqen”, tha ai.


Shtuar 1.03.2026 16:13