Pas katër viteve në burg, që prej 14 dhjetorit 2021, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është tashmë i lirë. Vendimi i gjyqtarit të GJKKO, Bib Ndreca, e ka shuar pengesën e fundit të Lefter Kokës drejt lirisë, masën e sigurisë për inceneratorin e Fierit.
Që nga dhjetori i vitit të shkuar, ish-ministri tashmë shijon lirinë e tij, pranë familjes. Paparaci ynë i ka shkrepur disa foto, që tashmë tregojnë rutinën e re të ish-ministrit.
Në një nga kafenetë e Tiranës, Koka ka shijuar disa momente me një mikun e tij.


Tashmë, ai preferon që të ketë një pamje disi më të relaksuar, duke hequr dorë nga veshjet klasike që politika i impononte.
I veshur me pantallona xhinse dhe një triko ‘casual’, Koka shfaqet tërësisht ndryshe nga imazhi që ishim mësuar ta shikonim në politikë.

Ndonëse prej 4 vitesh në burg, pamja e tij duket tërësisht e pandryshueshme nga ajo çfarë kemi parë nga Lefter Koka, përpara se të ishte në burgim. Tashmë koha e tij është për familjen dhe miqtë e afërt, duke e mbyllur me politikën dhe dënimin që kreu.

Për inceneratorin e Fierit Lefter Koka, është dënuar me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burgim nga GJKKO e shkallës së parë për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, por ende nuk ka një vendim të formës së prerë pasi dosje u rikthye në Gjykatën e Apelit, ku e risolli Gjykata e Lartë.
Sa u përket dy dënimeve të tjera ndaj Lefter Kokës, atë për incenerarorin e Elbasanit dhe atë të Tiranës, ish-ministri e kishte fituar më herët lirimin nga burgu.

