Policia ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar në pikën kufitare të Morinës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap me një sasi lënde narkotike, kokainë.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. Rr., 28 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në PKK Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
