Shembja e urës te “Arrat e Gurrës”, Kozeli: Zona ka pasur ndër vite erozion të vazhdueshëm! Marrja e inerteve, nuk ka ndodhur

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli, gjatë konferencës për mediat ka deklaruar se zona ku u shemb aksi Librazhd-Përrenjas ka pasur erozion gjatë këtyre viteve.

Kozeli tha se ai do të përgënjeshtrojë lajmet që shembja e këtij aksi është për shkak të marrjes së inerteve.

Më tej ai theksoi se IKMT-ja ka verifikuar dokumentacionin dhe nuk ka shkelje nga ana e kontraktorit të ngarkuar me punime.

Kozeli: ARRSH ka një mobilizimi total për zgjidhje sa më të shpejtë dhe të sigurt të këtij aksi, Ky aksi i ri është një gjatësi minimum 1.3 kilometra, nuk mund të them një afat konkret kohor.

Lidhur me pjesën e marrjes së interneteve, unë vazhdoj ta përgënjeshtroj se fenomeni të këtë ndodhur për shkak të marrjes së inerteve pasi ka pasur një kontroll nga IKMT, i cili ka verifikuar dokumentacionin dhe nuk ka shkelje nga ana e kontraktorit të ngarkuar me punime.

Në atë zonë, kemi një erozion të vazhdueshëm ndër vite, në 2015, distancat midis trupit lumor dhe shinave të trenit ishte 35 metër, në 2023 kishte shkuar në 17 metër”, tha Kozeli.


Shtuar 24.02.2026 19:01