Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës valviten në Prishtinë, atmosfera festive në 18-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)

Këtë të hënë, Prishtina është zgjuar e mbuluar me ngjyrat kuqezi, ndërsa flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë valviten nëpër sheshe, institucione dhe ballkone banesash, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Qytetarë të të gjitha moshave, janë mbledhur për të festuar këtë datë historike. Në rrugët kryesore dëgjohen këngë patriotike, ndërsa të rinjtë mbajnë flamuj në duar.

Aktivitetet përkujtimore kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, me homazhe pranë monumenteve dhe me organizime kulturore e artistike.

 


Shtuar 17.02.2026 10:09