Të dhënat e Qendrës për Menaxhim me Kriza tregojnë se deri në orën 18:30 të 8 tetorit, në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar 30 zjarre në ambiente të hapura. Nga ky total, 12 vatra mbeten aktive, 2 janë vënë nën kontroll dhe 16 janë shuar.
Të lidhura
None found
Vatrat që vijojnë të jenë aktive ndodhen në komunat Studeniçan, Çashkë, Likovë, Dëbarcë, Vinicë, Vrapçisht, Manastir, Novaci dhe Prilep. Ekipet në terren po punojnë për stabilizimin e situatës dhe lokalizimin e zjarreve.
Dy vatra të tjera, të raportuara në komunat Kumanovë dhe Koçan, janë aktualisht nën kontroll.
Zjarret e shuara janë regjistruar në Saraj, Qendër, Çair, Aerodrom, Gazi Babë, Mogillë, Dollnen, Demir Hisar, Bosillovë, Vasilevë, Makedonska Kamenicë, Vinicë, Kumanovë, Kratovë dhe Vrapçisht.







