Këshilli Prokurorial bën publike arsyet e shkarkimit të Blerim Isufajt

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar vendimin që lidhet me shkarkimin e Blerim Isufajt nga detyra e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, së bashku me arsyetimin për këtë masë.

Të lidhura

None found

Mes shkaqeve të renditura në dokument përfshihet keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale, ndërsa përmenden edhe këto rrethana: jokompetenca në ushtrimin e funksionit të Kryeprokurorit, dështimi në përmbushjen e detyrave të kësaj pozite dhe mosplotësimi i standardeve të performancës.

Sipas vendimit, performanca është vlerësuar në përputhje me ligjin dhe secila prej këtyre rrethanave, më vete, përbën bazë për largim nga detyra, në kuptim të nenit 22, paragrafi 5, të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-249.

Blerim Isufaj u shkarkua më 2 tetor.

Gjatë kohës kur Vjosa Osmani ushtronte detyrën e presidentes së vendit, ajo nuk e kishte dekretuar Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit.


Shtuar më 8.10.2026 20:05