Rrugëtimin e Ligës së Kombeve e nisim nga shtëpia, zbulohen datat dhe oraret kur do të zbresë në fushë Kombëtarja shqiptare

Ditën e djeshme, Shqipëria mësoi kundërshtarët që do të ketë në Ligën e Kombeve për sezonin e ri. Goglat ishin bujare me kuqezinjtë dhe në grup do të jenë Finlanda, Bjellorusia dhe modestët e San Marinos.

Sot është publikuar kalendari për datat dhe oraret kur do të zbresë në fushë Kombëtarja.

Ndeshjen e parë e luajmë në shtëpi kundër Bjellorusisë më 26 shtator, 20:45. 3 ditë më vonë kemi transfertën me San Marinon.

Kuqezinjtë rikthehen në fushë në 3 tetor ku luajnë në transfertë me Finlandën ndërsa në 6 tetor do të luajmë në shtëpi me San Marinon.

Dy duelet e fundit zhvillohen në nëntor, në 12 nëntor presim Finlandën dhe në 15 shkojmë në Bjellorusi.

KALENDARI

Shqipëri – Bjellorusi, ora 20:45, 26 shtator 2026

San Marino – Shqipëri, ora 20:45, 29 shtator 2026

Finlandë – Shqipëri, ora 15:00, 3 tetor 2026

Shqipëri – San Marino, ora 20:45, 6 tetor 2026

Shqipëri – Finlandë, ora 20:45, 12 nëntor 2026

Bjellorusi – Shqipëri, ora 18:00, 15 nëntor 2026

Një risi e rëndësishme e këtij edicioni është ndryshimi i kalendarit ndërkombëtar. Për herë të parë, UEFA ka bashkuar dritaret e shtatorit dhe tetorit në një periudhë të vetme të zgjatur.

Kombëtaret do të zhvillojnë katër ndeshje nga 24 shtatori deri më 6 tetor, ndërsa dy takimet e fundit do të luhen në periudhën 12–17 nëntor.

Ky format i ri synon të reduktojë ngarkesën e udhëtimeve për lojtarët dhe erdhi pas diskutimeve të gjata me klubet europiane.


Shtuar 13.02.2026 12:10