Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Leli Kajën, administratorin e inceneratorit të Elbasanit, të arrestuar pak ditë më parë për rryshfet.
Administratori i “ECO-ELB”, u arrestua më 5 Tetor pas një operacioni të kryer nga SPAK me akuzën e korrupsionit pasiv.
Të lidhura
None found
Ai dyshohet se i ka kërkuar dhe marrë 400 mijë lekë nga administratori i një operatori ekonomik, në këmbim të moskryerjes së detyrave të tij.
Emri i Leli Krajës ishte përfshirë më herët në hetimin e Prokurorisë së Elbasanit për aktivitetin e “ECO-ELB”.
Në korrik 2025, në kuadër të këtij hetimi u kryen 14 kontrolle në banesa të personave të lidhur me çështjen, mes tyre edhe banesa e administratorit të kompanisë.







