Bullgaria po i kërkon Maqedonisë së Veriut të përcaktojë se kur do të kryejë ndryshimet kushtetuese dhe do të zbatojë detyrimet që lidhen me rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Të lidhura
None found
Çështja u ngrit në takimin në Sofje mes ministres së Jashtme bullgare, Velislava Petrova, dhe homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski. Petrova kërkoi të mësonte se kur Shkupi synon të përmbushë zotimet e marrëveshjes evropiane të vitit 2022, mes tyre edhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.
Shefja e diplomacisë bullgare rikonfirmoi mbështetjen e vendit të saj për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ajo, megjithatë, nënvizoi se përparimi drejt BE-së duhet të varet nga zbatimi i detyrimeve të marra.
Gjatë bisedës u trajtua edhe rasti i Iva Mihajlovës. Sofja kërkon që asaj t’i sigurohet trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Petrova dhe Mucunski ranë dakord të vijojnë komunikimin edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.





