Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Anglisë zhvillojnë sonte ndeshjen finale të Kampionatit Evropian nga ora 21:00.
Rrugëtimi i i Italisë deri në finale ishte fantastik, ‘Azzurët’ fillimisht e mbyllën fazën e grupeve si lider në grupin A me nëntë pikë të grumbulluara.
Italianët më pas eliminuan Austrinë me rezultat 2-1, në çerekfinale mposhtën Belgjikën 2-1, ndërsa në gjysmëfinale e gjunjëzuan Spanjën pas ekzekutimit të penalltive.
Italia ka realizuar 12 gola deri më tani në këtë kompeticion, ndërsa ka pranuar tre gola.
Me lojë ekipore ata synojnë sonte trofeun e dytë në Kampionat Evropian pas atij që e kishin fituar në vitin 1968.