Reshje të dendura shiu kanë kapluar ditën e sotme edhe qytetin e Kukësit.
Ashtu sikundër mund të shihet edhe në pamje, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në rrugë si dhe rrëshqitje dherash.
Si pasojë e intensitetit të reshjeve, uji ka hyrë nëpër dyqane, ndërsa automjetet kane lëvizur me shumë vështirësi.
Gjithshtu, si pasojë erës së fortë janë rrezikuar edhe jetët e qytetarëve të cilët udhëtonin me automjete.