Një zjarr ka përfshirë disa banesa ngjitur njëra me tjetrën në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, si edhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll.
Si pasojë e tymit, një vajzë në moshë të re është transportuar drejt spitalit, pasi ka shfaqur shenja asfiksie.
Fatmirësisht, të gjithë banorët e banesave të prekura nga zjarri kanë arritur të dalin në kohë dhe nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa priten detaje nga autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
