Ditën e sotme, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në GJKKO për seancën paraprake të dosjes “Meta”, ku pritet të vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes.
Teksa pritej para godinës nga gazetarët, ish-bashkëshortja e presidentit të Partisë së Lirisë, shkëmbeu batuta me ta lidhur me reality shoën Big Brother, ku ajo është opinionist.
“Keni parë Big Brother apo jo…Vrenozi kishte ndjenjur gjithë natën pa gjumë se nulk flinte dot me burrë. Është shtuar shumë jo fjetja burrë me burrë por hajt mo…”, tha Kryemadhi.
Ish çifti, Meta dhe Kryemadhi, akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.
Prokuroria e Posaçme i mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
