E KRYER/ Mungon vetëm zyrtarizimi, Giroud është i Milanit

Milani është afër goditjes në sulm duke siguruar shërbimet e francezit Olivier Zhiru.

Mediat italiane e kanë bërë fakt të kryer transferimin e sulmuesi francez në radhët e kuqezinjve teksa mungojnë vetëm vizitat mjekësore dhe zyrtarizimi. Zhiru do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon. Milani do t’i paguajë Çelsit 1 milionë euro plus 1 bonus në rast se sulmuesi arrin disa objektiva.

Një goditje e kuqezinjve në sulm kjo pasi Zhiru ka mjaft eksperiencë në arenën ndërkombëtare duke realizuar mjaft gola në karrierën e tij.


Shtuar 8.07.2021 21:19