Era e keqe pushtoi pallatin, gjendet kufoma e një 55-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Një 55-vjeçar, i identifikuar si Kujtim Trushi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Lezhë.

Burimet bëjnë me dije se 55-vjeçari, banues në lagjen Skënderbeg, kishte kohë që nuk shihej në lagje nga fqinjët.

Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar Policinë pasi kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga banesa e Trushit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërkohë ende nuk dihet mbi shkaqet e vdekjes. /albeu.com/

 

 


Shtuar 8.07.2021 21:18