Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafën e Koshovicës, në qytetin e Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Dyshohet se shpejtësia dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve. Hetimet vijojnë.


Shtuar 6.12.2025 20:11

Tags: ,