I besuari i Ballukut, Evis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar: Të më kthehen sendet e mia

I besuari i Ballukut, ish -kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, kërkon gjykim të shkurtuar.

Berberi pretendon kthim sendesh, fshirje korrespondence , dhe pa përdorshmërinë e të dhënave të marra nga celulari i tij.

Ndërkohë, Valter Vegaj dhe kompanitë Dam shpk dhe Net shpk, kërkuan plotësim hetimesh.

Të pandehurit e tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar.

Ish-kreu i ARRSH, u arrestua më 13 Mars 2024 me urdhër të Gjykatës së Posaçme, pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.