Aksident në Koplik, përplasen dy mjete “kokë më kokë”, katër persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në dalje të qytetit të Koplikut. Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 15:00, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që drejtohej nga shtetasi N. G. është përplasur me mjetin që kishte në drejtim E. L.. Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit, si dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjete.

Të lënduarit janë transportuar më urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 3.12.2025 16:10