Aksident në Fier/ Makina humb kontrollin dhe përplas mjetin e parkuar, plagoset shoferi (FOTO)

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën jugore të qytetit të Fierit. Bëhet me dije se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit në ecje i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 2.12.2025 16:18

Tags: ,