Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka lënë ambietet e SPAK pas rreth dy orësh. Isai ka “kyçur” gojë para gazetarëve, duke mos dhënë asnjë deklaratë në lidhje me paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme.
Paraqitja e tij vjen pak kohë pasi ndaj tij u ngrit akuza dhe ai u mor i pandehur për shkelje të barazisë në procedurat e tenderëve. Kryebashkiaku akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.
Denoncimi ndaj kryebashkiakut të Kolonjës është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga një avokat në Korçë, Esmerald Xhafa. Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe gjashtë persona të tjerë, zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës.
Isai është paraqitur për herë të fundit më 15 janar 2025 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Në hyrje Isai nuk preferoi të japë komente për gazetarët para Prokurorisë. Ndërsa, pas daljes kryebashkiaku i Kolonjës tha se kjo herë e dytë e paraqitjes në SPAK dhe është njësoj këndshëm si hera e parë në 2023.
