EMRI/ Komisioni i SPAK “jep dritën jeshile” për kreun e BKH, emërimi përfundimtar nga KLP në 2 dhjetor

Komisioni i SPAK tashmë ka propozuar një emër për të qenë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili është Joni Keta.
Favore në këmbim të votës, GJKKO shpall fajtor zyrtarin e ASHK-së Dritan Stoka dhe kryeplakun Agim Osma

Sipas burimeve për OraNews, bëhet me dije se pas më shumë se 1 orë mbledhje, Komisioni i SPAK i përbërë nga 3 prokurorët vlerësues: Behar Dibra, Arben Kraja dhe Dorina Bejko ka “dhënë dritën jeshile” Joni Ketës për të qenë në krye të BKH.

Ndërkaq, Keta aktualisht mban detyrën e zv drejtorit të BKH.

Njoftimi zyrtar:

Komisioni i Përzgjedhjes përcakton kandidatin për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.


Shtuar 26.11.2025 16:32