4 persona të dyshuar për ekzekutimin e Presidentit të Haitit Jovenel Moise janë vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë, thotë policia.
Gjithashtu dy të tjerë janë arrestuar, ndërsa oficerët ende po kërkojnë për të dyshuarit.
“Ata do të vriten ose do të kapen”, tha shefi i policisë, Leon Charles.
Kujtojmë se Moise 53 vjeç u qëllua për vdekje në rezidencën e tij, ndërsa zonja e parë u plagos.
Personat e armatosur të paidentifikuar hynë në rezidencën private në Port-au-Prince në 01:00 me kohën lokale./albeu.com