Moti i keq me reshje shiu në Mirditë, bllokon 10 fshatra pas shembjes së urave dhe rrugëve

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar probleme serioze në zonat malore të Mirditës, duke izoluar rreth 10 fshatra.

Fryrja e përrenjëve kanë sjellë dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë, ndërsa disa rrugë janë bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe shembjes së urave.

Në fshatin Jezull, ura kryesore është shembur plotësisht, duke ndërprerë qarkullimin. Banorët shprehen se nuk kanë përjetuar më parë një situatë të tillë dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet.

Problematike paraqitet edhe furnizimi me ujë të pijshëm. Përroi i Tarazhit ka dëmtuar tubacionet kryesore të ujësjellësit.


Shtuar 19.11.2025 18:17