Era e keqe pushtoi zonën, zbulohet pa jetë çifti shqiptar në Greqi (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme është shënuar një ngjarje e rëndë në Kalithea të Greqisë ku banorët e zonës “Agioi Panton” zbuluan dy kufoma.

Të alarmuar nga aroma e keqe, banorët kanë lajmëruar policinë.

Kur autoritetet shkuan në banesë, konstatuan një çift bashkëshortësh të pajetë. Burri ishte rreth 70 vjeç ndërsa gruaja rreth 60, por trupat e tyre ishin në dekompozim e sipër, pasi kishin pak kohë që kishin humbur jetën.

Sipas mediave greke, policia nuk ka gjetur shenja të dhunës në banesë, por një ekzaminim mjeko-ligjor dhe nga hetuesia pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Oficerët e policisë nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime.

Çifti i bashkëshortëve, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, dyshohet se janë me origjinë nga Shqipëria.

 


Shtuar 7.07.2021 22:35