Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, forcat e rendit rrethojnë kryeministrinë

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, forcat e rendit rrethojnë kryeministrinë.

Në orën 18:00, PD dhe aleatët do të zhvillojnë protestën e parë, që do çelë një sezon protestash, tashmë para kryeministrisë.

Berisha dhe deputetët e PD-së kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku pas skandalit me tenderin e Tunelit të Llogarasë, prej së cilës Balluku është marrë e pandehur nga SPAK.

PD do të kërkojë me këto protesta dorëheqjen e Ballukut, ashtu si me Veliajn vitin e shkuar para bashkisë së Tiranës.


Shtuar 17.11.2025 18:03

Tags: ,