Ndërsa afrohet ora e duelit mes Andorrës dhe Shqipërisë në “Nou Estadi de la FAF” afrohet, emocionet dhe tensioni po rriten ndjeshëm.
Për kuqezinjtë, kjo ndeshje vjen me peshë të madhe, jo vetëm për objektivat kualifikues, por edhe për konsolidimin e grupit që trajneri Sylvinho ka ndërtuar me kujdes gjatë muajve të fundit.
Braziliani ka në dispozicion të gjithë grupin për sfidën që nis në orën 20:45, dhe ndonëse mundësitë për rotacion ekzistojnë, ndryshimet në formacionin titullar pritet të jenë të kufizuara.
Sipas burimeve pranë ekipit kombëtar, Sylvinho pritet t’u besojë të njëjtëve lojtarë që shkëlqyen në ndeshjen ndaj Serbisë, duke ruajtur strukturën dhe identitetin e skuadrës.
Në portë, Thomas Strakosha rikthehet si titullar. Në mbrojtje, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj do të mbulojnë krahët, ndërsa Berat Gjimshiti do të jetë lider në qendër.
Dilema e vetme në prapavijë mbetet ajo mes Arlind Ajetit dhe Marash Kumbullës, me Ismajlin që shihet si më i avantazhuar falë fizikut dhe paraqitjeve të qëndrueshme.
Në mesin e fushës, pritet të aktivizohen Shehu, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi, një treshe që ofron ekuilibër mes fazës mbrojtëse dhe krijimit të lojës.
Shehu është gjithashtu, një alternativë e mundshme për të dhënë freski në repart.
Në fazën ofensive, Armando Broja, do të vendoset në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa në të majtë Sylvinho ka ende një dilemë mes Arbër Hoxhës dhe Myrto Uzunit.
Në majë të sulmit, Rey Manaj shihet si më i favorizuar për të udhëhequr linjën e parë, duke lënë në stol Mirlind Dakun dhe Indrit Tucin.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Andorrës (4-3-3)
Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Asllani, Laçi, Shehu; Broja, Manaj, Hoxha (Hoxha).


