Dy banesa në lagjen Liria në Shkodër u përfshinë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Njëra nga banesat i përket familjes së Lulzim Seljës, me tetë anëtarë, e cila ka pësuar dëme të mëdha materiale. Zjarri ka shkrumbuar pothuajse çdo orendi, duke i lënë familjarët pa strehë.
“Nuk e di me saktësi shkakun, por ndoshta korrenti, sepse telat kanë qenë të zhveshur dhe kishte shumë lagështirë. Jemi tetë vetë, gjashtë fëmijë dhe unë me gruan. Tani jemi në rrugë, pa asgjë. Punoj hamall, s’kam çfarë të bëj. Të na vijë ndihmë nga shteti apo kushdo tjetër”-apeloi kryefamiljari.
Zjarri rrezikoi të përhapej edhe në banesat përreth, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të vënë nën kontroll zjarrit dhe po hetojnë shkaqet e tij. Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
