OKB: Dialogu dhe respektimi i lirive themelore, rruga për uljen e tensioneve në Shqipëri

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka përsëritur apelin për zhvillimin e një dialogu konstruktiv, me synim zbutjen e tensioneve në vend dhe respektimin e të drejtave themelore e standardeve demokratike.

Sipas mesazhit të OKB-së, dhuna dhe dëmtimi i pronës publike apo private janë të papranueshme dhe nuk përputhen me parimet e një shoqërie demokratike e paqësore.

Të lidhura

None found

Organizata nënvizon se e drejta për tubim paqësor dhe liria e shtypit përbëjnë të drejta themelore, të cilat duhet të garantohen, respektohen dhe mbrohen.

OKB-ja rikujton gjithashtu se ndërhyrjet e forcave të rendit duhet të udhëhiqen nga parimi i proporcionalitetit, ndërsa çdo individ duhet të ketë garanci për një proces të rregullt ligjor.

Apeli është bërë në një periudhë tensionesh në Shqipëri, ku organizata ndërkombëtare kërkon dialog, respektim të lirive themelore dhe shmangie të çdo forme dhune.

OKB në Shqipëri përsërit thirrjen për dialog konstruktiv si një mënyrë për uljen e tensioneve. Aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës publike apo private janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike e paqësore.

Organizata riafirmon se tubimi paqësor dhe liria e shtypit janë të drejta themelore që duhet të respektohen dhe të mbrohen.

Gjithashtu, theksohet nevoja që forcat e rendit të veprojnë në përputhje me parimin e proporcionalitetit dhe të respektohen garancitë për një proces të rregullt ligjor.


Shtuar më 17.10.2026 20:57