Protesta studentore në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta. Gjatë tubimit, situata u përshkallëzua, ndërsa u raportua për dhunë policore ndaj gjimnazistëve dhe studentëve.
Në përleshje u lënduan edhe disa efektivë. Mbrëmjen e sotme, një prej tyre, i cili ndodhej pranë vendit ku shpërtheu zjarri, pësoi djegie në këmbë pasi u përfshi nga flakët. Zjarri u fik menjëherë dhe situata u vu nën kontroll.
Të lidhura
None found
Bashkëshortja e efektivit reagoi ashpër gjatë një komunikimi me gazetarët, duke bërë edhe një kërcënim ndaj studentit që, sipas saj, ishte përgjegjës për ngjarjen.
“Nëse tim shoqi i ndodh gjë, atij studenti që do t’i shuaj unë të gjithë familjes. Është dëmtuar”, është shprehur ajo.
Protestuesit, ndërkohë, pretendojnë se janë dhunuar nga policia me shkopinj gome dhe druri. Gjatë protestës janë parë edhe gjimnazistë e studentë që janë tërhequr zvarrë dhe janë goditur nga efektivët.







