Pasi deputeti i PD Klevis Balliu përfundoi fjalën e tij sot në foltoren e Kuvendit, fjalën pas tij e mori deputetja e PS Zegjine Çaushi.
Që në nisje, ajo iu drejtua me ironi parafolësit, duke i thënë se ai është i fundit që mund të flasë për administratën dhe të akuzojë mazhorancën.
“Si mund të dalë një bukurosh këtu dhe të na flasë për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh këtu dhe të flasësh… më dëgjo bukurosh më dëgjo se do të rifreskoj memorien ty dhe kolegëve. Ti përveç se vjen nga një fis i bukur, vjen dhe nga një familje hajdutësh, hajdutësh rrugësh madje, dhe vjen dhe bërtet se mendon se si ti bëjnë të gjithë.
Në 2007 sapo u sistemuat në këto karrige të mazhorancës, yt at bashkë me tezen tënde, se vjen dhe na flet këtu për familjarët, Blerina Agolli hapin një shoqëri, shoqëri që kishte një fat të ndritur, të merrte të gjitha fondet e qeverisë, sepse ishte sekretare e përgjithshme në ministrinë e Kulturës”, tha ajo.
“Ja të mbaroj unë zoti Këlliçi dhe pastaj orientoje se çfarë mund të flasë”, vijoi ajo me ironi nga foltorja.
“Tani i dashur bukurosh mund ta marrësh fjalën për replikë, dhe të thuash siç të mësoi Këlliçi”, tha Çaushi pasi mbylli fjalimin.
