As në seancën e fundit plenare, dyshja Ruçi-Gjuzi nuk i ka kursyer sulmet dhe ironitë ndaj njëri-tjetrit.
Pas fjalës së lamtumirës së Ruçit ka replikuar menjëherë deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi i cili ka theksuar se koha vlerësoi opozitën parlamentare që ishte bashkëpunuese, pasi mbajti Kuvendin në këmbë. Konservatorët i kërkuan llogari sipas tij, Ruçit, ndërsa ka vlerësuar dorëheqjen e Ruçit nga politika aktive.
“Në s’ jemi të vegjël që të na kapin prej veshi, unë ndjej keqardhje që sot nuk është kryeministri mungon, presidenti në gjykatën Kushtetuese, edhe dorëheqja e juaj e bën shteti me mungesa shumë të rëndësishme. Në këto 30 vite kanë munguar konservatorët, edhe kur erdhëmn ne, Partia Socialiste përmes sekretarit të saj, realizoi diversion kundër grupit të djathtë konservator, diversion deri në momentin e fundit për të mos me na lënë të flasim, me minutazh të reduktuar në raport me PS”, tha Gjuzi.
Ndërsa i është përgjigjur me ironi Ruçit për shprehjen se sa ka parë ky Parlament si ti. “Shqiptarë ne folëm këtu thamë të vërtetat e do ti themi. Zoti Kryetar nuk dua të përgjigjem me sarkazëm tuaj, o Kujtim sa ka parë ky Parlament. Por në fakt ky Parlament nuk kishte parë Kujtim konservator. Të dy bashkë jemi në dalje të Parlamentit, e në fakt unë jam kryetar i Partisë Konservatore dhe ditën e premte jemi në gjykatën e Kolegjit për vjedhjen e grabitjen e zgjedhjeve datës 25 prillit që ju i quajtët të saktë, 200 vota që mi keni hequr nuk do t’i fal kurrë asnjëherë”, tha Gjuzi.