Plagosje me armë në Fier

Pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. N., 66 vjeç, ka plagosur me armë gjahu shtetasin K. N., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut.

Njoftimi i policisë:

Fier

Plagosi me armë gjahu një shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë, prangoset autori.

Sot rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtas, Fier, shtetasi H. N., 66 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu shtetasin K. N., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Fier.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. N., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com

Shtuar 7.07.2021 10:55