Momenti kur Bonuccit i ndodh e papritura, sigurimi nuk e njeh dhe e pengon të futet në fushë (VIDEO)

Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci pati një moment interesant pas përfundimit të ndeshjes kundër Spanjës në Wembley.

Ai shkoi të festoj të tifozët italian në tribunë.

 

 

Kur filloi të kthehet në fushë, Bonucci u pengua nga një grua që ishte sigurim në stadium.

Ajo nuk e njohu mbrojtësin e Juventusit derisa e pa mirë në fytyrë.

Bonucci filloi të qeshë dhe në fund i dha një përqafim zonjës që po kryente punën e saj.


Shtuar 7.07.2021 11:06