Në një intervistë me revistën Time, Presidenti Donald Trump u shpreh se; “Izraeli do të humbasë “të gjithë mbështetjen” nga Shtetet e Bashkuara nëse përpiqet të ecë përpara me aneksimin e Bregut Perëndimor”.
Gjithashtu, Trump foli në lidhje me armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Trump ku u pyet në lidhje me ata që ushtrojnë presion mbi qeverinë izraelite për të aneksuar të gjithë ose një pjesë të Bregut Perëndimor.
“Nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe. Dhe nuk mund ta bëni këtë tani. Ne kemi mbështetje të madhe nga vendet arabe. Izraeli do të humbasë të gjithë mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara nëse kjo ndodh”, ka thënë ai.