Njësia e shërbimeve cloud të Amazon, AWS, u godit sot nga një ndërprerje që nxori jashtë funksionit disa aplikacione të njohura, duke përfshirë Fortnite dhe Snapchat, dhe shkaktoi probleme për shumë kompani në të gjithë botën, sipas CNN.
AWS tha se po shihte rritje të “shkallës së gabimeve dhe vonesave” për shumë shërbime.
“Njësia e saj e shërbimeve cloud computing, AWS, është goditur nga një ndërprerje, duke nxjerrë jashtë shërbimit disa faqe interneti dhe aplikacione të njohura në të gjithë botën, duke përfshirë Snapchat, Facebook dhe Fortnite”, tha Amazon.
“Ne po punojmë në rrugë të shumta paralele për të përshpejtuar rikuperimin”, tha ajo në përditësimin e saj të fundit.
Një listë faqesh që po rritet me shpejtësi po përjeton probleme, sipas Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet e internetit.
Bursa e kriptomonedhave “Coinbase” dhe kompania e inteligjencës artificiale “Perplexity” gjithashtu raportuan ndërprerje.