Pas katër vitesh në krye të Drejtorisë së Policisë Rrugore, Altin Qato pritet të largohet nga detyra. Burime për mediat bëjnë me dije se ndryshimet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim.
Në vend të Qatos pritet të emërohet Perlat Vatoci, i cili aktualisht mban postin e Këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vatoci nuk është i panjohur për strukturat e rendit, pasi më herët ka shërbyer si drejtor i policisë në Kukës dhe Gjirokastër, duke pasur një karrierë të gjatë në radhët e uniformave blu.
Burime pranë institucionit bëjnë me dije se ndryshimet janë pjesë e një riorganizimi të brendshëm, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe forcimin e kontrollit në sektorët operativë dhe të sigurisë rrugore.