Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka folur në një konferencë për shtyp. Stojkoviç zbuloi prapaskenën e bujshme nga dhomat e zhveshjes në shtator, ndërsa kishte edhe një apel për tifozët që sjellja të jetë si në “Air Albania”.
“Nuk mund të ndodhë që katër lojtarë të më kërkojnë zëvendësim në pushim kundër Letonisë. Kjo është vërtetë absurde. Kjo është pasojë e faktit që nuk luajnë në klubet e tyre, dhe kjo natyrisht që na krijon problem”, u shpreh Stojkoviç duke shtruar problemin për lojtarët pa minuta.
Më tej tha edhe: “Ndoshta ka analistë që edhe mbështesin Shqipërinë. Por mirë, kjo është tjetër çështje.
Si mund të thuhet që Shqipëria nuk është kundërshtar tërheqës? Nuk mund të luash çdo ditë me Francën, Anglinë, Gjermaninë apo Portugalinë. Duhet të luash edhe këto ndeshje. Për dikë është, për dikë nuk është tërheqëse, por për mua është ndeshja më e rëndësishme.
Do të doja t’u bëj apel të gjithëve që do të vijnë në stadium që ndeshja kundër Shqipërisë të kalojë në sjellje të ndershme dhe korrekte në stadium. Nuk do të doja të bëjmë ndonjë marrëzi apo të ndëshkohemi. Duhet të jemi të përqendruar vetëm në futboll dhe në ato 90 minuta të lojës. Ashtu siç ishim të përqendruar vetëm në sport dhe futboll edhe atje, kështu duhet të jetë edhe në Leskovac”, shtoi Stojkoviç ndër të tjera.