Policia po heton në dy pista kryesore për vrasjen me eksploziv të 58-vjeçarit Isuf Jaçaj, ngjarje që ndodhi dy ditë më parë.
Sipas raportimeve pista kryesore lidhet me një vrasje për hakmarrje, që mund të ketë lidhje me atentatin e 17 korrikut, kur u tentua të eliminoheshin Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç, dhe Ernest Lama, 24 vjeç, të dy nga Kamza. Në atë ngjarje, të dy mbetën të plagosur.
Të lidhura
None found
Hetimet kanë zbuluar se djali i viktimës, Klaus Jaçaj, dyshohet se ka ndihmuar autorët e atij atentati, Ramadan Zoton (Canaj) dhe vëllanë e tij Erjonin, duke i vendosur kështu të dy ngjarjet në një linjë të përbashkët hakmarrjeje.
Ndërkohë, pista e dytë e hetimeve lidhet me konflikte të mundshme të vetë Isuf Jaçajt, pasi 58-vjeçari rezulton të ketë qenë i përfshirë më herët në trafikun e lëndëve narkotike.
