Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.
Osmani ka theksuar se në takim kanë diskutuar për sigurinë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”, thotë Osmani.
Mes tjerash, ajo ka pohuar se ka folur “për rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”.