Këtë të mërkurë, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, në kuadër të Tetorit Rozë, ka bërë thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat, që të bëjnë një kontroll që mund të rezultojë jetë-shpëtues.
Rama rikujton se; mamografia falas mund të bëhet në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.
Postimi:
“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan ai.