Shkarkimi i Veliajt/ Kryeministri Rama çon vakancën për Tiranën në Presidencë

Kryeministri Edi Rama, i ka hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, pas shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Vetëm 5 ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave, ka njoftuar zyrtarisht Presidentin Bajram Begaj, për vakancën në Bashkinë e Tiranës.

Nga ky moment, kur shkresa ka mbërritur në tavolinën e Begajt, ky i fundit ka afat 48 orë kohë për të dekretuar datën e zgjedhjeve.

Pritet me interes vendimi i Begajt, në kushtet kur kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.

 


Shtuar 30.09.2025 12:09