Makina del nga rruga në Patok, shoferja dërgohet në Spitalin e Traumës

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Patokut në Kurbin.

Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Patok”, shtetasja V. P, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Njoftimi:

Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Patok”, shtetasja V. P., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 23.09.2025 16:14