Spartak Zekja, është larguar nga posti i Drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Në vend të Zekjas, pritet të emërohet Artur Papajani, i cili ka mbajtur më parë postin e drejtorit të tatimeve gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
Ende nuk ka një arsye zyrtare për largimin e Zekjas, por pritet që ndryshimi të vijë si pasojë e krijimit të qeverisë së re dhe emërimit të ministres së re, Evis Sala.