Dy futbollistë të Kombëtares, pjesë e legjionarëve më të vlerësuar është edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut (FOTO)

Një tjetër fundjavë pozitive, ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore”, sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban mesfushori shqiptar, Enis Çokaj, i cili dha asistin e fundit që vulosi fitoren e skuadrës së tij Levadiakos në superligën greke.

Nazmi Gripshi, ishte sërish protagonist me Astanën, duke dhënë një asist. Ai u rendit në vendin e dytë.

Goli i Juljan Shehut, nuk mjaftoi për t`i dhënë fitoren ekipit të tij, por ai është vlerësuar me notën 7.9.

Vendi i katërt shkon për Uzunin që i dha 3-pikët Austin me një gol të realizuar në minutën e 96-të.

Top 5-shja plotësohet me Ermir Rashicën i cili bëri një performancë të mirë në fitoren e Metalist 1925.

 


Shtuar 22.09.2025 12:15