Më shumë se 4,000 artistë filmash, përfshirë yje të shumtë si Tilda Swinton, Javier Bardem dhe Emma Stone, refuzojnë të bashkëpunojnë me kompanitë izraelite të përfshira në kryerjen e gjenocidit kundër popullit palestinez.
Aktorë, regjisorë, skenaristë dhe producentë nënshkruan një deklaratë të lëshuar nga një kolektiv i quajtur Punëtorët e Filmit për Palestinën.
“Ne e njohim fuqinë e filmit për të formësuar perceptimet. Në këtë moment urgjent krize, ku shumë nga qeveritë tona mbështesin gjenocidin në Gaza, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të rritur ndërgjegjësimin për bashkëfajësinë tonë në këtë tmerr të pamëshirshëm”, tha ajo, ndër të tjera.
Ata premtuan të mos shfaqin filma izraelitë, të mos shfaqen në to dhe të mos bashkëpunojnë në ndonjë mënyrë tjetër me institucionet e tyre të filmit.
Ata u bënë thirrje kolegëve t’i rezistojnë heshtjes, racizmit dhe dehumanizimit dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund bashkëfajësisë në shtypjen e palestinezëve.
Përveç personaliteteve të përmendura, deklarata u nënshkrua edhe nga Andrew Garfield, Mark Ruffalo, Susan Sarandon, Olivia Colman dhe të tjerë.