Iu gjetën 35 mijë euro ilaçe kontrabandë, kush është administratori i farmaci “TATA” në Tiranë (EMRI)

Albi Hadroviq, është 35-vjeçari i arrestuar nga policia pasi tregtonte mediakamente të kontrabanduara. Mësohet se Hadroviq ishte admnistratori i farmaci “TATA” që operonte në Tiranë.

Gjatë kontrollit në farmaci u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore me vlerë rreth 35 000 euro.

Njoftimi:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Medikamentet”.

Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga 35-vjeçari, administratori i farmacisë.

Procedohet penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi Albi Hadroviq., 35-vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33-vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 21.08.2025 11:36