Thika e goditi afër zemrës, 27-vjeçari nga Korça niset me urgjencë drejt Traumës në kryeqytet

27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Referuar burimeve për media, Ari Kodra ka pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të shpatullës nga krahu i zemrës dhe se duhet të kryen ekzaminime të imtësishme për të parë nëse goditja me thikë i ka shkaktuar dëmtime që mund t’i rrezikojnë jetën.

Sakaq, autoritetet kanë arrestuar autorin Aleks Qiqi ndërsa ky i fundit nuk është i panjohur nga autoritetet. Qiqi rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë për falsifikim dhe drogë, në Shqipëri dhe Greqi.

Aleks Qiqi sapo ishte liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për drogë ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur të tjera detaje.


Shtuar 15.08.2025 22:55