Luis Enrique merr përsipër vendimin për të përjashtuar Donnarumma-n: S’i përshtatet tipit tim të lojës!

Vigjilja e finales së Superkupës së Europës ka dalë në plan të dytë pas vendimit që mori ditën e djeshme Luis Enrique për të lënë jashtë listës së grumbulluarve lojtarin, i cili dha një kontribut të madh në Paris në fitimin e Champions League.

Për këtë zgjedhje të fortë trajneri spanjoll mori përsipër të gjitha përgjegjësitë duke thënë se ishte një vendim i marrë 100% prej tij.

Raporti mes klubit dhe Donnarumma-s është thyer prej javësh pasi italiani këkron një pagë të lartë për të firmosur kontratën e re.

PSG, para pak ditësh bleu një portier tjetër, dhe që nga dita e djeshme i ka bërë të qartë italianit se nëse dëshiron të luajë duhet që të gjejë një ekip tjetër këtë verë dhe të largohet kundrejt një shifre të caktuar.

“Gigio është njëri nga portierët më të mirë në botë dhe si person është edhe më i mirë. Por jeta futbollistike e nivelit të lartë i ka këto situata. Duhen marrë vendime të vështira dhe unë mbaj përgjegjësi të plotë mbi atë vendim që mora dje. Zgjedhja ime ka të bëjë me nevojat e mia si trajner për ekipin që përgatis”, tha Luis Enrique sot në mbrëmje duke lënë të kuptohet se zgjedhja e tij nuk ka të bëjë me faktin se italiani nuk rinovon, por për shkak të limiteve të tij për të luajtur topin me këmbë.


Shtuar 12.08.2025 22:32