Një moment i kapur nga “Kiss Cam” gjatë një eventi publik ka ndezur rrjetin, pasi në kamerë u panë CEO Andy Byron dhe drejtoresha e burimeve njerëzore Christine Cabot në një përqafim të afërt, që shumë e interpretuan si provë të një lidhjeje sekrete.
Pamjet u përhapën me shpejtësi, dhe reagimi i parë i Byron ishte heshtja. Por pas rritjes së presionit publik dhe spekulimeve në media, ai doli me një deklaratë të fortë:
“Jemi të pafajshëm. Do të padis të gjithë ata që përhapin shpifje. Unë dhe bashkëshortja ime jemi në proces divorci dhe Christine është gjithashtu e ndarë nga bashkëshorti i saj.”
Sipas informacioneve të publikuara nga “The Post”, Christine Cabot ishte martuar më parë me Kenneth C. Thornby, me të cilin ka një vajzë, dhe divorci i tyre është finalizuar në vitin 2022.
Megjithatë, reagimi i publikut mbetet i ndarë. Ndjekësit në rrjetet sociale nuk janë bindur nga deklaratat, duke komentuar se një njeri i pafajshëm nuk përpiqet të shmangë kamerën kur kapet në një moment të tillë.
Skandali ka vënë në pikëpyetje jo vetëm integritetin e personazheve në fjalë, por edhe mënyrën se si opinioni publik reagon ndaj marrëdhënieve të supozuara në ambiente profesionale.